Ndërlidhjet

Moskë, Minsk: Mosmarrëveshje rreth gazit


Një delegacion nga Bjellorusa do të shkojë në Moskë, për të biseduar urgjentisht me gjigantin rus të gazit “Gazprom”, rreth mosmarrëveshjeve për çmime.

Zëvendësministri bjellorus i Energjisë, Eduard Tovpenets, i tha Reuters-it se bisedimet do të zhvillohen të hënën.

Rusia ka kërcënuar Bjellorusinë se do t’ia ndalojë 85 për qind të furnizimeve me gaz, nëse deri më 21 qershor nuk arrin t’i paguajë “Gazpromit” borxhin prej 192 milionë dollarësh, të cilin Minski zyrtar e mohon.

Mosmarrëveshjet kanë gjasë të dëmtojnë rrjedhjen e gazit rus te klientët e Evropës Perëndimore.
XS
SM
MD
LG