Ndërlidhjet

Konflikt tjetër në radhët e francezëve


Gjatë takimit FRanca - Uruguaji në Botërorin 2010.

Gjatë takimit FRanca - Uruguaji në Botërorin 2010.

Drejtori i kombëtares së Francës, Zhan Luj Valenten, ka deklaruar se futbollistët francezë kanë refuzuar të stërviten pas një konflikti në fushë. Valenten, pas këtij skandali të ri, ka braktisur kombëtaren franceze.

Futbollistët kanë informuar opinionin se nuk duan të stërviten në shenjë proteste për kthimin e Nikolas Anelkës në shtëpi.

“Ky është skandal për Francën. Nuk duan të stërviten. Kjo është e papranueshme. Unë përfundimisht do të largohem nga kombëtarja”, ka thënë Zhan Luj Valenten.

Konflikti që ka shkaktuar këtë skandal të ri ka ndodhur ndërmjet Zhan Luj Valentenes dhe futbollistit Patrik Evra.

Agjencia Frans Press raporton se kombëtarja e Francës është duke kaluar krizën më të rëndë në histori.

Nga dy takimet e para, Franca ka fituar vetëm 1 pikë dhe është para largimit nga Botërori 2010.
XS
SM
MD
LG