Ndërlidhjet

Poloni: Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale më 4 korrik


Në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Poloni, asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi më tepër se 50% të votave të mjaftueshme për zgjedhje në postin e presidentit të këtij vendi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se rezultatet nga më se 94% e vendvotimeve, tregojnë se kryetari i Parlamentit, Bronislav Komorovski, ka fituar afro 41% të votave, ndërsa ish kryeministri Jarosllav Kaçinski, fitoi afro 37%. Jarosllav Kaçinski është vëlla binjak i presidentit të njderë, Leh Kaçinski.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale u mbajtën pas vdekjes së presidentit të ndjerë, Leh Kaçinski, në përplasjen e aeroplanit polak në Smolensk të Rusisë, më 10 prill të këtij viti.

Kandiati presidencial, Jarosllav Kaçinksi, duke folur para mbështetësve të tij, theksoi:

“Këto nuk janë zgjedhje normale. Këto zgjedhje janë pasojë e tragjedisë së madhe dhe e pikëllimit dhe zgjedhje se çka do të bëjmë me Poloninë gjatë periudhës së ardhshme”, tha Jarosllav Kaçinski, mbrëmë në Varshavë.
XS
SM
MD
LG