Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Shqetësim për situatën në Kirgizi


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonë se kanë shprehur shqetësim të përbashkët për dhunën në Kirgizi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Crowley, njoftoi se sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë diskutuar dhe “kanë ndarë shqetësimet për dhunën aktuale dhe vazhdimin e tensioneve ndëretnike” në Kirgizi.

Në njoftim theksohet se “ministrat janë pajtuar se çështja e referendumit të ardhshëm është vendim sovran i Kirgizisë dhe janë pajtuar për t’i inkurajuar autoritetet në Kirgizi, për ta udhëhequr atë sipas standardeve ndërkombëtare”.

Poashtu, gjatë bisedës telefonike, Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov, kanë diskutuar edhe për “koordinim të ndihmës humanitare të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë” dhe për mbështejte të tjera për Kirgizinë.
XS
SM
MD
LG