Ndërlidhjet

SHBA: Tërheqja nga Afganistani – fillon verën e ardhshme


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka njoftuar përsëri se tërheqja e trupave nga Afganistani do të filloj verën e ardhshme.

Rahm Emanbuel, shef i stafit të presidentit Obama, tha se plani i shpallur për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane, në korrik të vititi 2011, ende qëndron.

Ai këto komente i bëri në rrjetin televiziv ABC.

Komentet e zotit Emanuel reflektojnë pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë, se presidenti Obama duhet t’i ofroj opinionit amerikan dhe Kongresit një premtim se pas afro 9 vitesh, lufta nuk është e pakufizuar.

Sipas anëtarëve republikanë në Kongres dhe disa liderëve ushtarakë, problem paraqet fakti se fiksimi i datës do të ishte inkurajim për kryengritjen e udhëhequr nga talibanët dhe do ta dëmtonte bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me liderët afganë.
XS
SM
MD
LG