Ndërlidhjet

Kosovë: DV i shpalli rezultatet e zgjedhjeve në Partesh


Organizata joqeveritare, Demokracia në Veprim, i ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit.

Sipas këtyre rezultateve, për postin e kryetarit të komunës udhëheq Nenad Cvetkoviq me 47, 4%, pastaj Todor Mirkoviq me 25,5%, në vend të tretë është Vesna Jovanoviq me 23,0%, ndërsa 4,2 % të votave thuhet se i ka marrë Goran Millosheviq.

Ndërkohë sipas rezultateve preliminare për Kuvendin Komunal të Parteshit, Demokracia në Veprim e ka radhitur partinë Zavicaj me 40,0% në vendin e parë, JSL thuhet se ka fituar 20% të votave, pastaj Narodna me 17,7%, e pasuar nga Gizzo me 16,7% dhe SSSD-ja me 5,6 %.

Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale në Partesh pritet të bëhen publike së shpejti edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG