Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Janë arrestuar 20 vetë për dhunë


Kirgizia ka arrestuar 20 vetë për rolin e tyre të dyshuar në dhunën vdekjeprurëse në jug të këtij vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Bakit Seitov, tha se hetuesit, poashtu, kanë filluar afro 90 hetime për vrasje, zjarrvënie dhe rrëmbime.

Ushtria e Kirgizisë i ka hequr shumicën e barrikadave rreth lagjeve uzbeke në qytetin Osh, pas zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në jugun e trazuar, deri më 25 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG