Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Nga eksplodimi në minierë, 46 të vdekur


Raportohet se nga një eksplodim në një minierë të thëngjillit në Henan të Kinës, janë vrarë së paku 46 vetë.

Autoritetet kineze për siguri në punë kanë thënë se shpërthimi, që ndodhi sot herët në mëngjes, ka goditur minierën në qytetin Pingdingshan në provincën Henan.

Konsiderohet se minierat në Kinë janë ndër më të pasigurtat dhe më vdekjeprurëset në botë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se nga incidentet dhe eksplodimet në Kinë, gjatë vitit të fundit, janë vrarë më se 2600 xehetarë.
XS
SM
MD
LG