Ndërlidhjet

Capello: Nëse nuk e kalojmë grupin, jap dorëheqje


Kombëtarja e Anglisë
Kombëtarja e Anglisë
Fabio Capello ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse kombëtarja angleze nuk kualifikohet në garat e mëtejme të Botërorit 2010, shkruan shtypi britanik.

Pavarësisht se pak ditë para fillimit të turneut, italiani Capello rinovoi kontratën deri në vitin 2012, eliminimi i mundshëm i Anglisë mund të nxitë largimin e parakohshëm të tij.

Capello është shprehur i habitur nga skuadra e ndërtuar prej tij, duke thënë se “nuk e njeh më atë”, ndërsa tashmë dyshimet mbi potencialet e saj janë një realitet.

"Nuk do të pres që Federata Angleze të më shkarkojë”, e transmeton Capellon gazeta “Mirror”. “Nëse nuk kualifikohemi për më tej, do të jap dorëheqjen".

Në rast të eliminimit të Anglisë nga Kampionati, pozicioni i Capellos do të bëhej i pambrojtshëm edhe nga vetë Federata.
XS
SM
MD
LG