Ndërlidhjet

logo-print

Hidhet shorti për kualifikimet në Kupën e Kampionëve



Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e parë të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Kampionëve të Evropës.

Në garë janë afro 40 klube evropiane, të cilat do të përiqen të kualifikohen në garat e mëtejme në sezonin 2010/2011.

Dinamo e Tiranës do të luajë me ekipin Sherif të Moldavisë, kurse Renova e Tetovës me klubin Omonia të Qipros.

Ndeshjet e para luhen në 13 dhe 14 korrik, ndërsa ndeshjet kthyese në 20 dhe 21 korrik.
XS
SM
MD
LG