Ndërlidhjet

Nafta mbi 78 dollarë për fuçi



Çmimet e naftës janë rritur sot mbi 78 dollarë për fuçi pas vendimit të Pekinit që t'i japë fund lidhjes dyvjeçare të juanit me dollarin amerikan, gjë që e ka rritur besimin e investitorëve.

Investitorët presin që rritja e vlerës së juanit kinez do t'i bëjë mallrat më të lira në çmimin me dollarë, siç është nafta, dhe do ta rritë kërkesën.

Ndryshimi në politikën monetare të Kinës gjithashtu tregon se zyrtarët kinezë bvesojnë se vëllimi i rritjes ekonomike është në gjendje të zbutë çdo rënie të eksportit që mund të shkaktohet nga forcimi i juanit.
XS
SM
MD
LG