Ndërlidhjet

logo-print

Turqia dërgon trupa në kufi me Irakun



Trupa turke janë vendosur sot përgjatë kufirit me Irakun, pas vërsuljes së militantëve kurdë që të shtunën vranë 12 ushtarë turq.

Media shtetërore raportoi se trupat elite janë zbarkuar me helikopterë dhe janë angazhuar njësitet e këmbësorisë në operacionin për t'i rrethuar rebelët kurdë.

Presidenti Abdulah Gyl sot e kryesoi një takim me udhëheqësit e ushtrisë dhe liderët tjerë të vendit për të diskutuar sulmet e rebelëve kurdë.

Po sot, ambasadori amerikan në Turqi, Xhejms Xhefri, lëshoi një deklaratë ku thuhet se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnë "urgjentisht" çdo kërkesë për ndihmë nga Ankaraja për të luftuar PKK-në, të cilën Uashingtoni e konsideron grup terrorist.

Prej vitit 1884, rebelët kurdë po luftojnë për autonomi në juglindje të vendit.
XS
SM
MD
LG