Ndërlidhjet

Estonia kërkon zonë pa dogana në Baltik



Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Paet, tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian në Detin Baltik do të duhej t'a heqin kontrollin doganor ndërmjet veti për të krijuar një zonë tregtare detare.

Paet e bëri këtë deklaratë në Talin pasi takoi homologun finlandez, Aleksander Stub.

Përveç Estonisë dhe Finlandës, në Baltik shtrihen edhe gjashtë vende tjera të BE-së: Letonia, Lituania, Polonia, Gjermania, Danimarka dhe Suedia.
XS
SM
MD
LG