Ndërlidhjet

Kufiri administrativ Kosovë - Mali i Zi do të jetë kufi shtetëror



Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Malit të Zi, Bajram Rexhepi dhe Ivan Brajoviq, janë dakorduar sot në Podgoricë se dy shtetet nuk kanë konteste kufitare, dhe se kufijtë administrativë do të bëhen shtetërorë gjatë procesit të demarkacionit të kufirit.

"Nuk kemi pretendime në asnjë metër katror të territorit nga cilado anë, dhe u dakorduam që kufiri administrativ të bëhet kufi shtetëror", tha Rexhepi, duke shfaqur shpresën se procesi i demarkacionit të vijës kufitare do të përfundojë kah fundi i vitit apo fillimi i vitit 2011.

Duke komentuar qëndrimin e Beogradit se nuk ekziston kufi ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, Brajoviq tha se Mali i Zi do t'i "përkufizojë kufijtë me fqinjët në pajtim të interesave të veta".
XS
SM
MD
LG