Organi planifikues i Jerusalemit miratoi shembjen e 22 shtëpive palestineze në Jerusalemin lindor, për të krijuar hapësirë për një qendër turistike izraelite.
Miratimi përfundimtar, i cili kërkon pëlqimin nga Ministria e Brendshme, mund të marrë disa muaj.
Izraeli e aneksoi Jerusalemin lindor pasi e pushtoi nga Jordania në luftën e vitit 1976. Prej atëherë, aty janë vendosur rreth 200 mijë hebrej, duke jetuar pranë 250 mijë palestinezëve.
Palestinezët shpresojnë që kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm ta kenë në Jerusalemin lindor.