Ndërlidhjet

Radioaktivitet i lartë në kufirin mes dy Koreve



Shkallë e lartë e radioaktivitetit është regjistruar në kufirin ndërmjet dy Koreve, disa ditë pasi Pheniani shpalli se e ka zotëruar teknologjinë kyçe për prodhimin e bombës me hidrogjen, u raportua sot në Seul.

Ministria e shkencës e Koresë së Jugut e ka përjashtuar mundësinë e provës bërthamore të Koresë së Veriut, por nuk ka arritur të përcaktojë burimin e radioaktivitetit.

Ministria gjithashtu tha se nuk ka patur ndonjë tërmet të fuqishëm, i cili zakonisht i përcjell shpërthimet bërthamore.

Në 12 maj, Korea e Veriut shpalli se shkencëtarët e saj kanë arritur të provokojnë fisionin bërthamor (proces i bashkimit të disa bërthamave të atomit për të formuar një bërthamë më të rëndë), i cili paraqet teknologjinë e domosdoshme për prodhimin e bombës hidrogjenike.
XS
SM
MD
LG