Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Rrjedhje nafte në Detin e Kuq



Qeveria e Egjiptit ka konfirmuar rrjedhjen e naftës në njërën nga platformat që operojnë brigjeve të pushimores Hurgada në Detin e Kuq.

Qyteti është njëri nga destinacionet kryesore turistike, ndërsa nafta i ka lagur plazhet e zonës.

Zëdhënësi i qeverisë tha se sasia e naftës së rrjedhur është “e kufizuar”, por nuk përcaktoi sa është ajo.

Ai i tha agjencisë zyrtare MENA se derdhja ishte regjistruar javën e kaluar dhe kryesisht është mbledhur.
XS
SM
MD
LG