Ndërlidhjet

SHBA: Gjenerali MekKristël kërkon falje


Komandanti i trupave amerikane në Afganistan, gjeneral Stenli MekKristël, ka kërkuar falje për komentet e tij në një artikull, në të cilin duket se ai dhe ndihmësit e tij ishin kritikë ndaj zyrtarëve të administratës Obama.

Në kumtesën e tij, MekKristël tha se shprehë “keqardhjen më të sinqert” për komentet në revistën “Rolling Stone”, duke thënë se deklaratat ishin “gabim që reflekton vlerësim të dobët” dhe se kjo nuk do të ndodhë më kurrë.

Mëtutje, ai thekson se “ka “respekt të madh dhe admirim” për presidentin Barak Obama dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

Në artikullin e përmendur, MekKristal bënë shaka sarkastike në referencën e tij për zëvendës presidentin, Xho Bajden, i cili njihet për skepticizmin e tij ndaj strategjisë së gjeneralit MekKristël për konfliktin në Afganistan.

Në artikull ka edhe komente jokorrekte lidhur me ambasadorin amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry, dhe për të dërguarin e SHBA-ve në Afganistan dhe Pakistan, Riçard Hollbruk.
XS
SM
MD
LG