Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Nga bomba në Stamboll – tre të vrarë


Mediat e Turqisë raportojnë se nga shpërthimi i një bombe, afër një autobusi me personel ushtarak në Stamboll, janë vrarë tre vetë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm.

Ky shpërthim ndodhi një ditë pasi ushtria e Turqisë e filloi vendosjen masive të trupave përgjatë kufirit me Irakun, pas një varg të sulmeve nga ana e kryengritësve separatistë kurdë.

Prej të premtes, nga sulmet e pjesëtarëve guerilë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e ndaluar, janë vrarë së paku 12 ushtarë tëTurqisë.

Kryengritësit kurdë, në pjesën juglindore të dominuar nga kurdët e Turqisë, prej vitit 1984, luftojnë për autonomi.

Ata i kanë bazat në pjesën veriore të Irakut.

PPK-ja është kërcënuar se do të organizoj sulme në qytetet e Turqisë.
XS
SM
MD
LG