Ndërlidhjet

logo-print

Londër: I dërguari në Afganistan në pushim, nuk pajtohet me SHBA


Britania ka shpallur se i dërguari i saj në Afganistan dhe Pakistan, Sherard Cowper-Coles, ka marrë “një pushim të zgjatur”, për shkak të raporteve se diplomati ka mospajtime me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n lidhur me strategjinë për luftën kundër talibanëve.

Zyra e jashtme britanike ka refuzuar të thotë se përse ai e mori këtë pushim të gjatë në këtë pikë të konfliktit në Afganistan.

Kjo shpallje u bë në periudhën kur në Afganistan, numri i ushtarëve britanikë të vrarë, arriti në 300, gjatë nëntë viteve të luftës.
XS
SM
MD
LG