Ndërlidhjet

Kongresi: SHBA indirekt e financon kryengritjen afgane


Raporti më i ri i Kongresit amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara paguajnë dhjetëra miliona dollarë në vit për firmat e sigurisë në Afganitsan, që këto të holla i kanalizojnë te liderët e luftës dhe potencialisht te talibanët.

Në raport theksohet se sistemi i Pentagonit për angazhim me qira të kompanive private për lëvizjen e furnizimeve në Afganistan, duke i lënë ato që vetë ta bëjnë sigurinë e tyre, ka shkaktuar “reketë të madhe mbrojtëse nga rrjetet e liderëve të luftës, komandantëve, zyrtarëve të korruptuar afganë dhe me gjasë edhe nga të tjerët”.

Në raport theksohet se paqesat mbrojtëse ishin “burim i rëndësishëm potencial të financimit për talibanët”.

Thuhet se kjo gjë paraqet shkelje të rregullave të Departamentit amerikan të shtetit dhe mund t’i shkatërroj përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i shkaktuar disfatë kryengritësve dhe korrupsionit dhe për ta ndërtuar një qeveri afgane efektive.

Ky raport, për periudhën gjashtëmujore, do të shqyrtohet edhe në dëgjimin e sotëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG