Ndërlidhjet

Ivanoviq: Shqetësim për daljen e lartë të votuesve në Partesh të Kosovës


Sekretari shtetëror në ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka shprehur shqetësim për daljen e lartë të serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Partesh, të organizuara nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, "tash është momenti që qeveria e Serbisë dhe ministria për Kosovën të ndërmarrin hapa, pasi kjo rrëshqet në diçka që nuk do të mund të ndalet”.

Oliver Ivanoviq tha se përgatitjet për zgjedhjet në Partesh kanë kaluar “nën hijen e zgjedhjeve lokale më 30 maj në Mitrovicë”.

Ai vlerësoi se dalja në nivel 65% në zgjedhjet në Partesh nuk mund të nënçmohet.

“Kjo nuk është mirë sepse porositë sporadike të qeverisë së Serbisë nuk ishin mjaft të qarta dhe popullin e kishin lënë në dilemë”, tha Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG