Ndërlidhjet

Kina rrit prodhimtarinë e vuvuzelave


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Fabrika kineze që prodhon vuvuzela u desh ta rrisë prodhimtarinë për t’i plotësuar kërkesat e shumta gjatë Botërorit 2010.

Prodhuesit kinezë thonë se pothuaj 90% e vuvuzelave që përdoren në Afrikën e Jugut, janë nga Kina. Një fabrikë e tillë është ajo në qytetin Ningbo.

“Ne e kemi zhvilluar këtë trumpetë të vuvuzelës në vitin 2001, por prej atëherë nuk ia dolëm ta shesim. Nuk arritëm ta shesim as gjatë Botërorit 2006 në Gjermani, por shitëm lloje të tjera të trumpetave”, thotë Vu Gjin, drejtori i përgjithshëm i fabrikës.

Gjin tha se në periudhën janar-prill të këtij viti, fabrika ka prodhuar 250 mijë vuvuzela.
XS
SM
MD
LG