Ndërlidhjet

logo-print

Bellorusia mbyll gazsjellësit për në Evropë



Presidenti i Bellorusisë Aleksandr Lukashenka ka urdhëruar mbylljen e linjave tranzitore për gazin rus në Evropë, pasi Rusia e pakësoi për një të tretën sasinë e gazit për Bellorusinë.

Lukashenka e shpalli vendimin në takimin me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Lukashenka tha se mosmarrëveshja për borxhin midis dy vendeve po shndërrohet në një “luftë gazi”.

Më herët, kompania shtetërore ruse Gazprom tha se furnizimet për Bellorusisë janë zvogluar për 30%, pasi Minsku nuk ka bërë gjë për ta zgjidhur borxhin që sipas Moskës është rreth 200 milionë dollarë.

Bellorusia ndërkaq thotë se Gazpromi i ka borxh 200 milionë dollarë për tranzitin.

Komisioni Evropian sot u bëri thirrje Rusisë dhe Bellorusisë t’i respektojnë “obligimet kontraktuale”.

Gazpromi ka thënë se hapi nuk do të ndikojë në furnizimet për Evropën, pasi gazi mund të dërgohet edhe përmes gazjellësit nëpër Ukrainë.
XS
SM
MD
LG