Ndërlidhjet

Gjenerali MekKristal thirret të japë shpjegime për komentet



Kryekomandanti amerikan në Afganistan, është urdhëruar të kthehet në shtëpi për t’i shpjeguar komentet e tij në një revistë, ku dukej se ishte kritik për zyrtarët e administratës Obama.

Raportet nga burime të paemëruara erdhën pasi gjenerali Stenli MekKristal kishte kërkuar “falje të sinqertë” për komentet në revistën “Rolling Stone”.
Ai ka thënë se komentet ishin “gabim që pasqyronte gjykimin e dobët”, dhe nuk duhej të ndodhnin.

Ai theksoi se “ka “respekt të madh dhe admirim” për presidentin Barak Obama dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

Në artikull, MekKristal bën shaka sarkastike për nënpresidentin, Xho Bajden, i cili njihet si dyshues ndaj strategjisë së gjeneralit për konfliktin afgan.

Në artikull ka edhe komente jokorrekte lidhur me ambasadorin amerikan, Karl Eikenberry, dhe për të dërguarin e SHBA-ve në Afganistan dhe Pakistan, Riçard Hollbruk.
XS
SM
MD
LG