Ndërlidhjet

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan protokollin diplomatik



Zëvendësministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Maqedonisë, Vlora Çitaku dhe Zoran Petrov, nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit mes dy ministrive.

Ministria e Jashtme tha se protokolli paraqet dokument me rëndësi për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë.

Në takim, palët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, dhe kanë shprehur vullnetin politik për të gjetur zgjidhje për çfarëdo çështje në raportet dypalëshe.
XS
SM
MD
LG