Ndërlidhjet

Davutogllu: Kosova të integrohet në mekanizmat rajonalë



Turqia i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që t’i mbajnë dyert e hapura për të gjitha vendet e Ballkanit, duke i quajtur aleancat forcë lëvizëse për progresin politik dhe ekonomik në rajon.

Duke folur në konferencën e vendeve të Evropës juglindore në Stamboll, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, gjithashtu bëri thirrje që Kosova, e cila nuk është anëtare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës juglindore (SEECP), të integrohet në mekanizmat për bashkëpunimin rajonal.

“Ne besojmë se integrimi i Kosovës në komunitetin ndërkombëtar është jetik për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, tha Davutogllu.
XS
SM
MD
LG