Ndërlidhjet

Uzbekët etnikë kthehen në Kirgizi



Mijëra uzbekë etnikë kanë filluar të kthehen në rajonet Osh dhe Xhalal-abad në Kirgizi nga kampet e refugjatëve në Uzbekistan.

Shërbimi në gjuhën kirgize i Radios Evropa e Lirë citoi burime të kufirit të kenë thënë se 35 mijë refugjatë uzbekë e kanë kaluar kufirin.

Rreth 100.000 uzbekë etnikë vlerësohet se e braktisën Kirgizinë pas përleshjeve ndëretnike në rajonet jugore të vendit që filluan në 10 qershor.

Të paktën 208 njerëz u vranë, mijëra u plagosën dhe qindra mijëra i braktisën shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG