Ndërlidhjet

SHBA: Moratorium i ri për shpimet



Sekretari i Brendshëm në SHBA tha se së shpejti do të lëshojë një urdhër për ta mbështetur moratoriumin 6 mujor të presidentit Barak Obama për pezullim të shpimit në ujërat e thella në Gjirin e Meksikës.

Deklarata e Kenet Salazar vjen pasi gjykata federale e bllokoi moratoriumin, duke thënë se ai është tepër i gjerë dhe arbitrar.

Zyrtarët e administratës thanë se do ta apelojnë vendimin e gjykatës.

Moratoriumi u shpall pas derdhjes masive të naftës në Gji të shkaktuar nga shpërthimi në muajin prill.
XS
SM
MD
LG