Ndërlidhjet

Evropa preket nga kontesti Rusi-Bellorusi



Kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzi Buzek, tha se mosmarrëveshja e gazit ndërmjet Rusisë dhe Bellorusisë, tashmë ka prekur edhe Evropën.

Të martën, Bellorusia tha se ka filluar t'i ndërpresë dërgesat e gazit rus për tregjet evropiane që kalojnë përmes territorit të saj për shkak të mosmarrëveshjes rreth borxhit.

Urdhëri u dha nga presidenti Aleksandr Lukashenka, pasi Gazpromi rus ia zvogloi për 30 % sasinë e gazit Ukrainës.

Gazpromi thotë se Bellorusia i ka afro 200 milionë dollarë borxh, por Bellorusia thotë se Rusia i ka asaj më shumë borxh për tranzitin e gazit.

Buzek tha se kontesti tashmë ka ndikuar në dërgesat për Lituaninë, Poloninë dhe Gjermaninë lindore.
XS
SM
MD
LG