Ndërlidhjet

logo-print

Ministri britanik për Evropën viziton Kosovën



Ministri britanik për Evropën, Dejvid Lidington, sot e fillon vizitën dy ditore në Kosovë, ku do të takohet me autoritetet më të larta të vendit.

Lidington do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeveritarë të tjerë.

Ministri Lidington do të nisë projektin për kthimin e serbëve në shtëpitë e tyre në Prizren, projekt i bashkëfinancuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Qeveria e Kosovës.

Ambasada britanike tha se vizita e demonstron rëndësinë e që Britania i kushton Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës, në veçanti.
XS
SM
MD
LG