Komisioni i Jashtëm i Këshillit të Evropës ka miratuar sot rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë.
Rezoluta mirëpret vendimin e Komisionit Evropian për të propozuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe i bën thirrje të verifikojë të gjitha kriteret e mbetura për t'i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë brenda fundit të këtij viti.
Rezoluta gjithashtu nxit fuqimisht të gjitha forcat politike që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv duke përfshirë ketu diskutimet mbi një ligj të ri elektoral që do të garantojë transparencë të plotë në zgjedhjet e ardhshme.
Komisioni i Jashtëm miratoi dhe Rezolutën për procesin e integrimit të Kosovës në BE, të hartuar nga Shqipëria.