Ndërlidhjet

Tadiq: BE ta thotë haptas, e do apo jo hyrjen e Serbisë



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i thotë haptas vendit të tij “pa bërë kurrfarë justifikimesh” se a dëshiron apo jo që Serbia t’i bashkangjitet bllokut 27 anëtarësh.

“Ne nuk duam të përdoremi si pretekst për të mos bërë absolutisht asgjë”, tha Tadiq në hapjen e samitit mbi Ballkanin në Stamboll.

Siç njofton AP, Tadiq ka thënë se “Serbia në kurrfarë rrethanash nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë” së Kosovës.

Turqia është mikpritëse e 13 vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
XS
SM
MD
LG