Ndërlidhjet

Australia mund të largohet nga Afganistani për dy vjet



Ministri i Mbrojtjes Xhon Folkner tha se Australia mund të fillojë tërheqjen e trupave nga Afganistani për dy vjet, kur ketë mbaruar stërvitja e ushtarëve afganë.

Folkner tha se misioni, i cili pritej të zgjatë tre deri pesë vjet, mund të përmbyllet brenda dy viteve.

Komentet e tij u bënë në kohën kur në Australi janë rritur kundërshtimet për luftën në Afganistan, e cila hyri në vitin e nëntë.

Australia aktualisht ka 1.500 trupa në jug të vendit.

Pesë ushtarë australianë u vranë në dy javët e shkuara duke e çuar në 16 numrin e viktimave australiane.
XS
SM
MD
LG