Ndërlidhjet

Kirgizi: Janë kthyer 35 mijë refugjatë


Shërbimi kufitar i Kirgizisë thotë se 35 mijë refugjatë janë ktyer në këtë vend, pasi ishin larguar gjatë përleshjeve vdekjeprurëse etnike, më herët këtë muaj.

Vlerësohet se më se 100 mijë uzbekë etnikë ishin larguar nga Kirgizia për në Uzbekistan, pas shpërthimit të dhunës në rajonet jugore Osh dhe Xhalal-Abad, më 10 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, së paku 240 vetë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga kjo dhunë.

Liderët e përkohshëm të Kirgizisë kanë shpallur se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në shtator, në mënyrë që sa më shpejt të krijohet qeveria legjitime.
XS
SM
MD
LG