Ndërlidhjet

Stamboll: Mbahet samiti i vendeve ballkanike


Liderët e vendeve të Evropës Juglindore po marrin pjesë në samitin rajonal, i cili po mbahet në Stamboll.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, në hapje të samitit, ka kërkuar ndaljen e rivaliteteve dhe demonstrimin se këto vende janë “fytyra të reja, dinamike dhe energjike të Evropës”.

Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore është formuar në vitin 1996 me qëllim të krijimit të stabilitetit në rajon.

Katër pjesëmarrëse të këtij grupi, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Sllovenia, tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropia, ndërsa Turqia dhe Kroacia janë në procesin e bisedimeve për pranim.

Anëtarët e tjerë të këtij grupi janë Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.
XS
SM
MD
LG