Parlamenti Evropian (PE) konsideron se Serbia duhet “të veprojë në mënyrë pragmatike ndaj statusit të Kosovës”, megjithëqë e kupton se “pranimi i Kosovës, tash për tash, nuk është mundësi e pranuar politike për udhëheqjen në Beograd”, theksohet pos tjerash në tekstin e rezolutës, të cilën sot e ka miratuar Këshilli i politikës së jashme i Parlamentit Evropian, në Bruksel.
Ky këshill, për të parën herë, e ka miratuar amendamentin, në të cilin thuhet se “do ta kishte përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”. Këtë amendament, që u miratua me 31 vota për dhe 27 kundër, e propozoi deputetja nga Belgjika, Anemi Nejts-Ejtebruk.
Është miratuar edhe plotësimi i rezolutës, ku thuhet se “merret në dijeni se shumica e fqinjëve e kanë pranuar Kosovën”.
Deputetja austriake, Ulrike Lunaçek, këtë e cilësoi, në masë të caktuar, si njohje të pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. (f.b.)