Ndërlidhjet

Rusi: Furnizimi me gaz për Bellorusinë reduktohet për 60%


Rusia e ka reduktuar edhe më tepër furnizimin me gaz për Bellorusinë, lidhur me kontestin në rritje për borxhe.

Aleksei Miller, shef i kompanisë shtetërore ruse Gazprom, tha se prej ditës së sotme furnizimet për Bellorusinë janë zvogëluar për 60%, nga niveli normal i vëllimit ditor.

Rusia thotë se Bellorusia i ka borxh afro 200 milionë dollarë për furnizim me gaz.

Por, Bellorusia thotë se Moska ka borxh edhe më të madh për tranzitin e gazit, kështu që presidenti Aleksandar Lukashenka, ka urdhëruar ndaljen e rrjedhjes së gazit për në Evropë nëpër Bellorusi.

Aleksei Miller tha sot se ulja e furnizimit me gaz për Bellorusinë nuk e prek dërgimin e gazit te klentët evropianë.
XS
SM
MD
LG