Ndërlidhjet

Pro dhe kundër deklarimeve të Feithit


Pak muaj më parë, Policia e EULEX-it ka bastistur zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Atëbotë është thënë se kontrollimi i tenderëve për ndërtimin e rrugëve në Kosovë është shkas i bastisjes.

Pak muaj më parë, Policia e EULEX-it ka bastistur zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Atëbotë është thënë se kontrollimi i tenderëve për ndërtimin e rrugëve në Kosovë është shkas i bastisjes.

Qeveria e Kosovës i vlerëson si qëndrime personale deklarimet e Piter Feithit në PE, se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë nën dyshimet për korrupsion, duhet përmbyllur para zgjedhjeve të ardhshme. Por, opozita dhe analistët i përkrahin ato.


Zyrtarët politikë në Prishtinë e vlerësojnë në mënyra të ndryshme fjalimin e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Piter Feith, para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Thirrjet e tij drejtuar zyrtarëve të nivelit të lartë, të cilët janë nën hetime, apo janë të akuzuar për korrupsion, që të tërhiqen nga politika qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë që hetimet të përfundojnë para procesit të ardhshëm zgjedhor, për Qeverinë e Kosovës janë qëndrime personale të z.Feith.

Qeveria e Kosovës
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi thotë se fjalimi i Piter Feithit, në shumë aspekte ka qenë i balancuar, kurse çështjet e sundimit të ligjit, nënvizon ai, nuk ndërlidhen me data e as me zgjedhje, sepse ato janë angazhime të përhershme.

“Nëse flasim për çështje të sundimit të ligjit, ato nuk kanë ndonjë afat të skadimit. Sundimi i ligjit është një proces që duhet të vazhdojë gjatë gjithë kohës në Kosovë dhe nuk është i ndërlidhur me ndonjë afat apo me zgjedhjet në Kosovë”.


“Ndërsa, vlerësimet si të tilla, janë vlerësime të përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë dhe janë si të tilla pas analizave që ata i kanë bërë”,
thotë Memli Krasniqi.

Diç më ndryshe nga Qeveria vlerësohet raportimi i Piter Feithit nga ana e opozitës dhe analistëve të çështjeve evropiane.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, thotë se Feithi ka prezantuar gjendjen reale në Kosovë.

Edhe Ramadani inkurajon, sidomos EULEX-in, që të ndërmarrë veprime ndaj korrupsionit para zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që Qeveria e re, sipas tij, të mos e ketë mbi vete një barrë kaq të rëndë si punë fillestare.
Normalisht, që sa më shpejt, aq më mirë dhe kjo do të duhej të ndodhte para zgjedhjeve të ardhshme...


“Është çështje e padiskutueshme se duhet të ndërmerren veprime sa më të shpejta të mundshme, për t’i ndëshkuar ata që i kanë vjedhur qytetarët e Kosovës, buxhetin e saj, dhe që kanë dëmtuar të ardhmen evropiane të vendit”.

“Normalisht, që sa më shpejt, aq më mirë, dhe kjo do të duhej të ndodhte para zgjedhjeve të ardhshme. Besojmë se nuk ka asgjë që mund ta ndalë këtë proces, sepse është tepër e nevojshme që të shpëtohet vendi nga ky nivel i korrupsionit dhe krimit të organizuar”
, thekson Burim Ramadani.

Ndërkohë, analisti i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, e vlerëson fjalimin dhe qëndrimin e përfaqësuesit të BE-së, Piter Feith, në interes të Kosovës.

Vetëm përmes demokratizimit të brendshëm, luftimit të dukurive negative dhe vendosjes së sundimit të ligjit, Muharremi thotë se Kosova do të siguronte një perspektivë të qartë evropiane.
... Piter Feith, në njëfarë forme, ka qenë edhe prijës prej të gjithë akterëve në Kosovë, që sektori i sundimit të ligjit në Kosovë të jetë çështja prioritare ...

“Praktikisht, z.Feith në njëfarë forme ka qenë edhe prijës prej të gjithë akterëve në Kosovë që sektori i sundimit të ligjit në Kosovë të jetë çështja prioritare”.

“Këtë ai e ka përmendur edhe shumë më herët në Parlamentin Evropian dhe mendoj se është diçka shumë pozitive. Unë do të dëshiroja shumë që edhe lidershipi ynë të jetë i sinqertë, sa i përket kësaj çështjeje”,
vlerëson Muharremi.

Teksa jepen vlerësime të ndryshme rreth pjesës që flet për korrupsionin dhe krimin e organizuar, pozita dhe opozita në Prishtinë e kanë mirëpritur qëndrimin e z.Feith lidhur me bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit në Prishtinë mbështesin deklaratat e tij se pala kosovare i ka vijat e kuqe në këto bisedime dhe se Kosova nuk është e gatshme që të rinegociojë statusin, apo të lëshohet në diskutime që do të rrezikonin tërësinë territoriale të saj.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG