Ndërlidhjet

SHBA: Obama e liroi nga detyra gjeneralin McChrystal


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka liruar sot gjeneralin Stanley McChrystal, nga detyra e komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, pas komenteve kritike lidhur me zyrtarët e lartë të administratës amerikane në revistën Rolling Stone, ka raportuar rrjeti televiziv NBC.

Më herët gjenerali McChrystal ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë për t’i shpjeguar komentet e tij kritike ndaj zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, që i bëri në këtë revistë.

Para takimit gjysmë orësh me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali McChrystal në Pentagon, ishte takuar edhe me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Robert Gates, dhe me shefin e shtatmadhorisë së bashkuar të ushtrisë amerikane, Mike Mullen.

Mediat amerikane kanë raportuar se në postin e komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, do të emërohet gjenerali David Petraeus.
XS
SM
MD
LG