Ndërlidhjet

SHBA: Militanti çeçen Umarov në listën terroriste



Shtetet e Bashkuara e kanë kualifikuar si terrorist militantin çeçen Doku Umarov.

Umarov, i cili e quan veten Emir i Emiratit të Kaukazit, ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste, përfshirë ato me bomba në metronë e Moskës.

SHBA do t'i bllokojnë xhirollogaritë e Umarovit, dhe do t'i sanksionojnë individët apo kompanitë që punojnë me të.

Kualifikimi i tij si terrorist është përgjigje direkte për kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, deklaroi Daniel Benxhamin, koordinator për luftimin e terrorizmit në Departamentin e Shtetit.

XS
SM
MD
LG