Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Nuk do ketë ndryshime në strategjinë afgane



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se strategjia e aleancës në Afganistan nuk do t’i mungojë asgjë përkundër largimit të gjeneralit amerikan, Stenli MekKristal.

“E falënderoj gjeneralin MekKristal për shërbimin e tij dhe përpjekjet enorme për misionin e ISAF-it. Megjithëse ai nuk do të jetë më komandant, qasja e tij mbetet e drejtë. Strategjia vazhdon ta ketë mbështetjen e NATO-s, dhe forcat tona do të vazhdojnë ta zbatojnë atë”, tha Rasmusen.

MekKristal dha dorëheqje të mërkurën për shkak të disa komenteve për zyrtarët e lartë të administratës në një revistë.

Presidenti Barak Obama emëroi gjeneralin Dejvid Petraus komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Emërimi i gjeneralit Petraus duhet të miratohet në Senat.
XS
SM
MD
LG