Ndërlidhjet

Francë: Kundërshtohet sistemi i ri pensional



Francezët e punësuar në transport, në arsim dhe në postë, kanë dalë në grevë kundër planit të presidentit Nikolas Sarkozi, që kufiri për dalje në pension të rritet në 62 vjet.

Transporti publik në Paris është vështirësuar, ndërsa priten edhe anulime të fluturimeve në aeroporte.

Qeveria thotë se reformat e sistemit pensional, i cili po humb para, janë "të detyrueshme" për shkak të deficitit buxhetor dhe plakjes së popullsisë.



XS
SM
MD
LG