Ndërlidhjet

Rehagel jep dorëheqje


Takimi Greqia - Korea e Jugut
Takimi Greqia - Korea e Jugut

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Greqisë kanë konfirmuar se trajneri Oto Rehagel ka dhënë dorëheqje pas eliminimit të kombëtares nga Botërori 2010.

Trajneri gjerman, 72-vjeçar, ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2001 dhe me kombëtaren e Greqisë në vitin 2004 fitoi titullin e Kampionit Evropian.

Federata e Greqisë nuk ka thënë se kush do të zëvendësojë Rehagelin, por përmendet emri i trajnerit portugez, Fernando Santosh.

Greqia u eliminua nga Botërori 2010 pas disfatës që e pësoi nga Argjentina në kuadër të Grehagelrupi B.
XS
SM
MD
LG