Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët do të vazhdojnë luftën


Kryengritësit talibanë kanë thënë se do të vazhdojnë luftën për t'i dëbuar ushtarët e huaj nga Afganistani, pa marrë parasysh se kush do t'i komandojë ato forca.

"Nuk është me rëndësi se kush komandon, MekKristal apo Petraus. Qëndrimi ynë është i qartë. Do të luftojmë kundër okupusve deri në momentin që të largohen“, i ka thënë AFP-së përfaqësuesi i talibanëve Jusuf Ahmadi, pas dorëheqjes së komandantit të forcave të NATO-s në Afganistan.

Gjenerali Stenlli MekKristal dha dorëheqje të mërkurën, për shkak të disa komenteve për zyrtarët e lartë të administratës në një revistë.

Presidenti Barak Obama emëroi gjeneralin Dejvid Petraus komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG