Ndërlidhjet

Moldavia i kërkon Rusisë tërheqjen e trupave


Moldavia ka urdhëruar Rusinë të tërheqë 1,500 trupat e stacionuara në rajonin separatist, gjatë dy dekadave të fundit.

Presidenti Mihai Ghimpu lëshoi një urdhër, përmes të cilit i bën thirrje Moskës që t'i tërheqë trupat nga Transdnisteri "urgjentisht dhe pa kushte".

Rusia është zotuar se do t'i tërheqë ato, por ka dështuar të realizojë premtimin.

Rajoni Transdnister, që shpalli pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990, zhvilloi luftë me forcat moldave në vitin 1992, ku humbën jetën rreth 1,500 veta.
XS
SM
MD
LG