Ndërlidhjet

Xhakartë: Zbulohen planet për sulm ndaj ambasadës daneze


Policia e Indonezisë ka arrestuar tre persona, që dyshohet se kanë planifikuar sulm terrorist ndaj ambasadës së Danimarkës në Xhakartë, njoftojnë mediat daneze.

"Ne jemi të sigurt se ata kanë dashur të sulmojnë ambasadën daneze, për shkak të çështjes së karikaturave të Profetit Muhamed“, ka deklaruar përfaqësuesi i policisë indoneziane, Toto Karnavian, i cili bëri të ditur se te tre të dyshuarit janë gjetur pjesë bombe, transmeton televizioni danez TV2 news.

Publikimi i 12 karikaturave të Muhamedit në një revistë daneze, në shtator të vitit 2005, ka ngjallur zemërim te myslimanët si dhe ka nxitur sulme në ambasadat daneze në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG