Ndërlidhjet

logo-print

Shqetësime për presionin ndaj mediave në Ukrainë


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të presionit ndaj gazetarëve në Ukrainë. Duke folur në Institutin për Politika Botërore në Kiev, ambasadori i SHBA-ve në Ukrainë, Xhon Teft, tha se "ekzistojnë raporte shqetësuese për presionin që ushtrohet mbi gazetarët“.

Ai gjithashtu tha se disa kompani mediatike kanë praktikuar "vetë-ceznurë", e cila, sipas tij, "është po aq e rrezikshme për parimet e lirisë së shprehjes".

Teft tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Qeveria e Ukrainës "do të ndërmarrë masa aty ku këcënohet liria e shtypit".

Grupet ukrainase që angazhohen për lirinë e mediave ankohen për cenzurën në rritje që nga ardhja në pushtet e presidentit Viktor Janukoviq, në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG