Ndërlidhjet

Obama dhe Medvedev drekojnë hamburgerë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev, i kanë bërë vizitë të papritur një lokali të njohur të hamburgerëve.

Dy presidentët kanë drekuar hamburgerë në Ray’s Hell Burger, pas takimit që zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.

Obama dhe Medvedev pritet të dalin në konferencë të përbashkët shtypi në orën 19:45 (sipas kohës së Evropës qendrore).

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon Obamën, një një intervistë të dhënë disa orë para takimit, t’i ketë bërë thirrje Rusisë që të punojë me Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen raketore.
XS
SM
MD
LG