Ndërlidhjet

Bastiset shtëpia e peshkopit belg


Policia belge ka bastisur zyrën dhe shtëpinë e kryepeshkopit, tashmë në pension, Golfrid Danels, në kuadër të hetimeve për abuzime seksuale të të miturve.

Zëdhënësi i prokurorisë, Zhan Mark Mejer, tha se hetimet pasojnë “një mumër të madh deklaratash në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve brenda kishës”.

Danels kishte plotësuar kushtet për pension që në vitin 2008, por kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, ka emëruar zëvendësin e tij në janar të 2009-ës, ndërsa dorëheqjen e Danelsit e ka pranuar në janar të këtij viti.

Muajt e fundit, kishat katolike në mbarë Evropën janë tronditur nga skandelet e abuzimit të të miturve.
XS
SM
MD
LG